Na ndiqni edhe në

Bota

Uau! Rikthimi i shumëpritur i Beyonce

Uau! Rikthimi i shumëpritur i Beyonce

Beyoncé ka njoftuar një turne botëror me 43 data ku do të performojë albumin e saj Renaissance.

Shfaqjet nisin në Stokholm, Suedi më 10 maj, përpara se të zbarkojnë në stadiumin Principality të Cardiff-it një javë më vonë.

Javën e kaluar, ylli performoi koncertin e saj të parë pas katër vitesh në hapjen e një hoteli luksoz në Dubai, por nuk këndoi asnjë nga këngët e saj të reja.

Ajo thuhet se u pagua 24 milionë dollarë (19.4 milionë £) për shfaqjen e vetme, por u përball me kritika për performancën në një vend ku homoseksualiteti dhe ndryshimi i gjinisë janë të jashtëligjshme.

Kritikët thanë se kjo binte në kundërshtim me mesazhin e albumit të saj të fundit. Ky është turneu i saj i parë solo që nga viti 2016, që do të thotë se kërkesa për bileta do të jetë e madhe.

Beyoncé mund të zbulojë detaje të tjera në Grammy të kësaj fundjave, ku ajo është në garë për nëntë çmime, duke përfshirë albumin e vitit./L.F-dritare.net