
U shpall Miss Alabama, Sara Milliken reagon pas talljeve në rrjet!
Dritare.net
Sara Milliken, 23-vjeç është shpallur Miss Alabama, fitore që është kritikuar shumë në rrjet për shkak të peshës së saj. Pasi rrëmbeu kurorën Sara Milliken ka reaguar duke iu përgjigjur kështu kritikëve:
"Jam shumë e nderuar të prezantoj veten si Miss Alabama 2024, një ëndërr për të cilën përgatitem prej 8 vitesh. Nuk mund ta besoj se kam mundësinë ta jetoj dhe ta ndaj me ju. Kam në plan të thyej stereotipet e konkurseve të bukurisë për të krijuar një rrugë për të gjitha gratë pavarësisht nga forma apo pesha e tyre”.
Sara kishte konkurruar në konkurs dy herë përpara se të merrte titullin. Ajo është gjithashtu një prezantuese e podkastit në Girls Gotta Glow, si dhe themeloi gjithashtu The Buddy System, që inkurajon njerëzit të kapërcejnë hendekun e brezave dhe të krijojnë miqësi pavarësisht nga mosha./M.K-dritare.net

















