Na ndiqni edhe në

Bota

U deshën 675 orë punë me dorë/ Miley Cyrus poston fotot me fustanin mbresëlënës

U deshën 675 orë punë me dorë/ Miley Cyrus poston fotot me

Këngëtarja Miley Cyrus është shumë aktive në Instagram dhe shpesh ndan me publikun foto nga përditshmëria e saj. Këtë herë, ajo ka dashur t'i tregojë audiencës së saj një veshje mbresëlënëse. Është fustani që veshi ylli në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy këtë vit.

U deshën 675 orë punë me dorë/ Miley Cyrus poston fotot me

Siç përmendi ajo në një postim të mëparshëm, për realizimin e këtij fustani u deshën 675 orë punë me dorë, 14,000 shirita ari dhe është zbukuruar me rruaza antike franceze të zgjedhura me dorë.

U deshën 675 orë punë me dorë/ Miley Cyrus poston fotot me

Në fotot që ka postuar në llogarinë e saj personale, ajo pozon me një fustan të punuar tërësisht me zinxhirë floriri.

“Thurja” e fustanit diku është më komplekse, për të fshehur me mjeshtëri disa pjesë të zhveshura të trupit të këngëtares./K.C/dritare.net