
Donald Trump ka publikuar një imazh të ri në Truth Social, që sipas tij tregon Maduron në bord të anijes USS Iwo Jima, anija e cila, sipas deklaratave të mëparshme të Trump për Fox News, po e transportonte udhëheqësin venezuelian drejt Shteteve të Bashkuara.

Fotoja e ndarë nga Trump tregon një person që duket të jetë Maduro, i veshur me tuta gri, me maskë për sytë dhe kufje detaje që sugjerojnë një transport të sigurt dhe të mbrojtur për të.
Ky postim shton një dimension vizual ndaj ngjarjes që tashmë ka tronditur skenën ndërkombëtare dhe ka qenë në kryefjalën e mediave botërore: kapja e Maduros nga forcat elitare amerikane Delta Force, e mundësuar pjesërisht nga një burim i infiltruar i CIA-s brenda qeverisë venezueliane.
Deri tani, raportimet zyrtare konfirmojnë se Maduro dhe bashkëshortja e tij Cilia Flores janë larguar nga Venezuela dhe ndodhen nën kontrollin e SHBA-së, por detajet e vendndodhjes dhe transportit të tij mbeten të kufizuara dhe të monitoruara me kujdes nga autoritetet amerikane./CNN