
Donald Trump ka reaguar për gjyqin e Benjamin Netanyahu, duke e cilësuar si një “gjueti shtrigash” dhe duke thënë se ai duhet të anulohet.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha:
“Unë dhe Bibi (nohfka që ai përdor për Netanyahun) kaluam ferrin bashkë, duke luftuar kundër Iranit një armik i madh i Izraelit. Bibi tregoi dashuri të madhe për Izraelin dhe ishte shumë i fortë.”
Trump, shtoi se sapo kishte mësuar se Netanyahu do të paraqitej në gjykatë të hënën. Ai madje sugjeroi që Netanyahu duhet të falet, duke e quajtur “një hero i madh”.
Sipas Trump:
“Shtetet e Bashkuara e shpëtuan Izraelin dhe tani do ta shpëtojnë edhe Netanyahun.”
Netanyahu, i cili është kryeministri i parë izraelit që del në gjyq për korrupsion gjatë kohës që është në detyrë, është përballur me disa akuza që nga viti 2020. Ai akuzohet për marrje ryshfeti, mashtrim dhe shkelje të besimit. Sipas prokurorisë, Netanyahu ka pranuar dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga një producent i pasur në këmbim të favoreve. Po ashtu, thuhet se ai ka ndihmuar që të marrin përfitime, në këmbim të mbulimit pozitiv në media për të dhe familjen e tij.
Netanyahu i mohon të gjitha akuzat dhe thotë se ato janë pjesë e një fushate kundër tij nga mediat dhe sistemi gjyqësor për ta larguar nga pushteti.
Gjyqi i tij ka pësuar disa shtyrje që nga fillimi në maj 2020, për shkak të luftës në Gaza dhe tensioneve me Libanin. Nuk dihet ende se kur do të mbahet seanca e ardhshme./E.P-dritare.net

















