Na ndiqni edhe në

Bota

Trump futet edhe në botën e kozmetikës, hedh në treg parfumin ‘Victory 45-47’!

Trump futet edhe në botën e kozmetikës, hedh në treg

Donald Trump ka prezantuar linjën e tij të re të aromave luksoze, të quajtur “Victory 45-47”. Sipas Trump, ky parfum përfaqëson fitore, fuqi dhe sukses, si për burra ashtu edhe për gra.

Trump futet edhe në botën e kozmetikës, hedh në treg

Ai ka prezantuar linjën e re të parfumeve “Victory 45-47”, një aromë që, sipas tij, përfaqëson fitore, fuqi dhe sukses.

Lajmin e bëri publik vetë Trump përmes rrjetit të tij social, Truth Social, duke shkruar:

“Parfumet Trump janë këtu. Ato quhen ‘Victory 45-47’ sepse simbolizojnë Fitoren, Fuqinë dhe Suksesin, për burrat dhe gratë. Merrni një shishe për veten tuaj dhe mos harroni të merrni një për të dashurit tuaj. Shijojeni, argëtohuni dhe vazhdoni të fitoni!”

Parfumet janë të disponueshme në dy versione: një “ikonik” dhe një “edicion i kufizuar”, me një çmim prej 249 dollarë për shishe. Emërtimi “Victory 45-47” i referohet numrit të presidencës së tij (si presidenti i 45-të i SHBA) dhe ambicieve të tij për të marrë mandatin e 47-të.

Kjo linjë e re vjen pas lançimit të koleksionit të mëparshëm të parfumeve Trump në dhjetor, duke treguar përkushtimin e tij për të ndërtuar një markë personale që tejkalon politikën./E.P-dritare.net