
Trondit këngëtarja: Jason Derulo më kërkoi seks në këmbim të suksesit!
Dritare.net
Një tjetër yll i skenës muzikore botërore, Jason Derulo, po i bashkohet listës së gjatë të meshkujve të famshëm të akuzuar për ngacmime seksuale. Padia ndaj tij u depozitua në një gjykatë në Los Anxhelos nga 25-vjeçarja Emma Gibson, një këngëtare në rritje, e cila do të bashkëpunonte me të.
Në padinë e saj, Gibson e akuzon 35-vjeçarin se i ka premtuar asaj një marrëveshje rekord në vitin 2021, duke e bërë të qartë se ai ka një kusht joetik që ata të punojnë së bashkë.
“Jam në këtë pikë të jetës sime tani, gjë që është e trishtueshme. Jam e stresuar, e lënduar. Jam përballur me situata çnjerëzore pune. Jam në pikën zero dhe nuk kam asgjë.”, tha 25-vjeçarja.
Siç pretendon ajo, Derulo anuloi marrëveshjen kur ajo refuzoi ftesat e tij për të dalë për të pirë. Ajo e akuzon se i kërkoi asaj seks në këmbim të suksesit.
Në kohën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja, Derulo ishte në një lidhje me Jenna Froomes, me të cilën ka edhe një djalë. Ata u ndanë në shtator 2020, vetëm një muaj pasi Derulo iu afrua Gibson, e cila në atë kohë kishte një grup me motrat e saj, "Ceraadi". Atë kohë Froomes e akuzoi Derulon për tradhti, kështu që pretendimet e 25-vjeçares kanë filluar të bëhen gjithnjë e më bindëse./K.C/dritare.net

















