Na ndiqni edhe në

Bota

Tom Holland: Do heq dorë nga aktrimi kur të bëhem baba!

Tom Holland: Do heq dorë nga aktrimi kur të bëhem baba!

Tom Holland ka zbuluar planet e tij për të lënë aktrimin dhe për t'u bërë baba që qëndron në shtëpi kur ai dhe Zendaya të kenë fëmijë.
Aktori i Spider Man, 28 vjeç, ka qenë në një lidhje me yllin e tij Zendaya që nga viti 2021 dhe dyshja zotërojnë një shtëpi prej 3 milionë funtesh së bashku në Richmond të Londrës.
Tom tani është zotuar se do të 'zhduket' nga qendra e vëmendjes sapo të ketë një familje të tijën.

Tom Holland: Do heq dorë nga aktrimi kur të bëhem baba!

Ylli anglez zbuloi se do të jetë i kënaqur vetëm duke kaluar kohë me fëmijët e tij dhe duke luajtur herë pas here golf.

Ai i tha revistës Men's Health të enjten: “Kur të kem fëmijë, nuk do të më shihni më në filma.
Golfi dhe babi dhe unë thjesht do të zhdukem nga faqja e dheut."/K.C/dritare.net