
Të rrethuar nga rrënojat e shtëpive të tyre, banorët e Los Anxhelosit me lot në sy!
E Premte 10 Janar 2025, 09:09
Dritare.net
Fotot e fundi të po qarkullojnë në rrjet tregojnë banorët e Los Anxhelosit me lot në sy teksa shikojnë mbetjet e djegura të atyre që dikur ishin shtëpitë e tyre.
Desiree Johnson, qan ndërsa kalon nëpër grumbullin e hirit që më parë ishte shtëpia e saj.
Sipas raportimeve zyrtarët besojnë se më shumë se 10,000 struktura janë shkatërruar nga zjarret. Sipas shefit të zjarrfikësve në Kaliforni, David Acuna, nuk ka asnjë provë përfundimtare se zjarret në të gjithë Los Anxhelosin ishin vënë qëllimisht. Duke folur për BBC Radio 4, zoti Acuna tha se hetimet se si filluan zjarret sapo kanë filluar./E.P-dritare.net

















