Të famshmit e përfshirë në skandalin e P.Diddy dhe pse do të jehojë në Hollywood!
Dritare.net
Nga The Telegraph
"Unë jam ëndrra amerikane", shkruhej në sloganin në bluzën e reperit Sean "Puff Daddy" Combs në një premierë filmi në 2003-shin. Dhe për një kohë të gjatë Combs, manjati fitues i Grammy-ve, i cili thirrej edhe me nofkat "P. Diddy” dhe “Diddy”, ishte një markë shumëmilionëshe në vetvete. Kënga e tij I'll Be Missing You ishte numër një në mbi 15 vende në 1997-ën, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Me statusin dhe pasurinë erdhi pushteti dhe një rrjet jashtëzakonisht i gjerë miqsh dhe mbrojtësish të famshëm.
Por kjo ishte atëherë. Në fillim të këtij muaji Combs u arrestua në Nju-Jork dhe u padit me akuzat për trafik seksual, transport për prostitucion dhe shantazh. Mes akuzave, të cilat shtrihen shumë vite më parë, janë edhe çastet që tregojnë se si Combs intimidonte gratë e vajzat me orgji disaditore. Combs dyshohet se shpërndante drogë për t'i mbajtur pjesëmarrësit nën kontroll. P.Diddy-t iu mohua lirimi me kusht edhe tani po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn ndërsa pret gjykimin. Para arrestimit të tij, Combs u akuzua për sulme seksuale. 54-vjeçari i mohon të gjitha akuzat. Skandali ka tronditur botën e muzikës dhe argëtimit. Kjo ka rëndësi sepse nëse vërtetohen akuzat, veprimet e P.Diddy do të përbënin një nga abuzimet më skandaloze dhe të poshtra të pushtetit në historinë e biznesit të showbiznesit.
Pra, kush u fut në universin e P. Diddy? E kaluara dhe e tashmja dhe cili ka qenë reagimi i tyre?
R&B Usher Raymond IV
Në vitin 1994, këngëtari i ri adoleshent R&B Usher Raymond IV u dërgua të jetonte me Combs në Scarsdale, Nju Jork, nga producenti muzikor L. A. Reid, i cili kishte nënshkruar me Usher dhe me kompaninë e tij diskografike dhe donte që Combs ta ndihmonte me albumin debutues. Në një intervistë të vitit 2004 për Rolling Stone, Usher tha se Combs e prezantoi me një grup seksi, krejt ndryshe. Në vitin 2016, Howard Stern e pyeti këngëtarin nëse do t'i dërgonte fëmijët e tij në "Puffy camp". Përgjigja ishte e prerë. "Dreqin, jo," u përgjigj Usher.
Pas arrestimit të Combs, të gjitha postimet e Usher në faqen e mediave sociale X u zhdukën, duke çuar në spekulime se zhdukja ishte e lidhur me Combs në një farë mënyre. Por menjëherë pas kësaj, Usher u tha 11.6 milionë ndjekësve të tij: "Llogaria u hakerua!" Postimet u rishfaqën. Usher është një yll masiv më vete. Pranverën e ardhshme ai do të performojë për 10 net në objektin kryesor O2 të Londrës. Ai nuk do të dëshirojë që të dalë ndonjë histori e tij në lidhje me Diddy. Usher nuk ka komentuar ende për arrestimin e Diddy. Ekipi i tij iu drejtua për koment.
Justin Bieber
Në vitin 2008, këngëtari adoleshent kanadez Bieber nënshkroi një marrëveshje rekord me një organizatë në bashkëpronësi të Usher dhe menaxherit të talenteve Scooter Braun. Combs, i cili e njihte Usher u bë mentori i Bieber. Pamjet nga viti 2009 tregojnë Combs, në atë kohë rreth 40 vjeç, duke u shoqëruar me Bieber 15-vjeçar: “Ai po kalon 48 orë me Diddy. Nuk mund ta zbulojmë vërtet atë që po bëjmë, por padyshim është ëndrra e një 15-vjeçari.” Bieber përgjigjet: “Po çmendemi. Le të shkojmë të marrim disa vajza.” Më pas P.Diddy heq kapakun e një Lamborghini, duke i thënë Bieber-it se çelësat janë të tijat sapo të mbushë 16 vjeç. Vite më vonë, dyshja u filmuan duke festuar në një klub nate në Atlanta. Bieber nuk ka thënë asgjë që nga arrestimi i Combs dhe thuhet se po fokusohet në rritjen e djalit të tij pesëjavor Jack. Ekipi i Bieber-it iu drejtua për koment.
Casandra “Cassie” Ventura
Cassie është një këngëtare, modele dhe aktore e cila ka nënshkruar kontratë me kompaninë diskografike të Combs, Bad Boy Records. Midis viteve 2007 dhe 2018 dyshja u takua. Por në nëntor 2023, Ventura ngriti një padi kundër Combs në të cilën e akuzonte për abuzim fizik dhe seksual, intimidim për ta bërë Venturën të bënte seks me meshkuj të tjerë në sy të tij. Kur Ventura ishte në një lidhje me reperin Kid Cudi, Combs dyshohet se hodhi në erë makinën e Cudi-t për ta penguar që të takonte Venturën. Combs mohoi akuzat për sulm ndaj Venturës dhe çifti pastaj u dakordësuan me një shumë të pazbuluar dhe Combs që pohoi pafajësinë.
Në maj të këtij viti, u shfaqën pamjet e CCTV që tregonin Combs duke sulmuar Venturën në korridorin e një hoteli në Los Anxhelos në vitin 2016. Ai shfaqet teksa e shtynte në dysheme, e shkelmonte dhe e tërhiqte zvarrë. Combs kërkoi falje dhe tha se mori "përgjegjësinë e plotë" për veprimet e tij.
Leonardo DiCaprio
DiCaprio dhe Combs ishin shokë festash. Combs dikur e përshkroi aktorin e Hollivudit si të ftuarin "numër një" në festa të tij të bardha. Ylli i “Wolf of Wall Street” u filmua duke kërcyer në festën e 50-vjetorit të Combs në vitin 2019. Nuk ka asnjë shenjë se në këto festa ka pasur ndonjë aktivitet kriminal. Një burim i afërt me DiCaprio javën e kaluar tha për MailOnline se aktori nuk ka pasur asnjë lidhje me manjatin e repit për vite me radhë. “Leonardo DiCaprio nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këtë. Ai mori pjesë në disa nga festat e tij në fillim të viteve 2000, por të gjithë shkonin në atë kohë.”, tha burimi.
Kim Porter dhe fëmijët
Kim Porter, aktore dhe modele, kishte tre fëmijë me Combs: Christian, i lindur në 1998, dhe vajzat binjake Jessie James dhe D'lila Star, të lindura në vitin 2006. Combs ndihmoi në rritjen e djalit të Porter që e pati me Quincy Brown. Porter vdiq në vitin 2018 në moshën 47-vjeçare për shkak të komplikimeve nga pneumonia. Diddy bëri një homazh për Porter në albumin e tij të vitit 2023, The Love Album: Off the Grid.
Këtë muaj u publikua një biografi prej 59 faqesh që pretendohet të jetë shkruar nga Porter para se të vdiste. Thuhet se përmban akuza shqetësuese në lidhje me Combs. Në një deklaratë këtë javë, fëmijët thanë se nuk ishte e vërtetë që Porter kishte shkruar një libër. "Ne kemi parë kaq shumë thashetheme lënduese dhe të rreme që qarkullojnë për prindërit tanë, marrëdhënien e Kim Porter dhe Sean Combs, si dhe vdekjen tragjike të nënës sonë.”, thanë ata.
Khloe Kardashian
Një klip nga një episod i vitit 2014 të reality show-t Keeping Up With the Kardashians është rishfaqur së fundmi ku shfaqet Khloe Kardashian duke folur për pjesëmarrjen e saj në një nga festat e Diddy. Në të, ajo flet për pjesëmarrjen në një festë me “një grup miqsh. Diddy, Quincy [djali i birësuar i reperit], Justin Bieber”. Khloe i thotë motrës së saj Kourtney: "Epo kjo festë... Unë mendoj se gjysma e njerëzve atje ishin të zhveshur... Do t'ju pëlqente të shkonit?” Fansat e Kardashian janë të mërzitur. Në fillim të kësaj jave ajo postoi në Instagram foto nga shkollat e vrapit. Komentet më poshtë nuk ishin ato që ajo priste. "Po ç’na thua për Diddy?" ishte një komentet. "E bëri P.Diddy?”, thoshte një koment tjetër.
Ashton Kutcher
Reperi ishte një adhurues i shfaqjes televizive të aktorit Kutcher, Punk'd, në të cilin talleshin të famshmit. Duke folur me YouTuber-in amerikan Sean Evans në vitin 2019, Kutcher tha: "Ne u bëmë miq shpejt dhe thjesht rrinim, shikonim futboll së bashku". Aktori i "The 70's Show" iu kërkuan disa anekdota të festës së Diddy. "Kam shumë që nuk mund t'i them," tha ai. Burime pranë Kutcher po e distancojnë atë nga Combs. “Ashton nuk është përfshirë në asnjë nga këto aktivitete. Ai nuk bën pjesë në këtë bisedë për Diddy-n.”, tha një burim për People në SHBA.
Jennifer Lopez
Aktorja dhe këngëtarja Lopez ishte një nga të dashurat e Combs. Ata ishin të dashur rreth viteve 1999 dhe 2001. Në dhjetor 1999 dyshja u arrestuan për posedim të një arme pasi u larguan nga një vendngjarje ku u qëllua me armë në një klub nate në Nju-Jork. Akuzat kundër Lopez u hoqën pothuajse menjëherë ndërsa Combs u lirua në vitin 2001. Lopez e ka përshkruar marrëdhënien e tyre si "të çmendur, të trazuar" dhe tha, në vitin 2003, se Combs kishte qenë jobesnik. Lopez nuk ka komentuar për arrestimin e Combs apo akuzat.
Kristina Khorram dhe Nathalie Moar
Khorram dhe Moar ishin respektivisht shefja e stafit të Combs dhe ekzekutivja afatgjatë e PR. Vitin e kaluar Billboard raportoi se Khorram "punon krah për krah me Diddy dhe drejton shumë nga projektet dhe eventet e tij". Ndërkohë, në vitin 2019 Diddy tha se Moar ishte “e përfshirë në të gjitha aspektet e biznesit tim dhe lidershipi, pasioni dhe puna e palodhur e saj vazhdojnë të jenë shembull i nivelit të përsosmërisë që kërkoj nga ekipi im.” Raportohet gjerësisht se Moar ka dhënë dorëheqjen që nga arrestimi i Combs.
50 Cent
Curtis "50 Cent" Jackson është një reper rival i cili ka pasur një marrëdhënie të gjatë me Diddy. Filloi në vitin 2006 kur kënga diss e 50 Cent, The Bomb, tregoi se Diddy mund të ketë pasur njohuri për vrasjen e vitit 1997 të shokut të tij të hip-hop artistit Notorious B.I.G., diçka që Diddy e ka mohuar gjithmonë. Rivaliteti vazhdoi dhe të dy burrat u bënë përfaqësues të markave rivale të vodkës. 50 Cent po prodhon një dokumentar të Netflix në lidhje me akuzat e ngritura kundër Combs. Është një histori me "ndikim të rëndësishëm" dhe një "narrativë komplekse që përfshin dekada", thotë 50 Cent. Ai ka premtuar “perspektiva autentike dhe të nuancuara”./K.C/dritare.net