
Sylvester Stallone: U solla si frikacak kur i dërgova një letër për t'u ndarë gruas sime!
Dritare.net
Sylvester Stallone pranoi se u soll si një frikacak kur i dërgoi gruas së tij, Jennifer Flavin, një letër në 1994 duke i kërkuar divorc.
Stallone, 78 vjeç dhe gruaja e tij 56-vjeçare folën në emisionin ‘Sean’ pak ditë më parë, ku Stallone konfirmoi se ai me të vërtetë i kishte dërguar asaj një letër për t’u ndarë pas gjashtë vitesh lidhje.
Aktori e quajti veten “frikacak” që nuk i shprehu ndjenjat duke folur me të. Stallone vazhdoi, duke thënë se mendon se e shmangu bisedën e vështirë në atë kohë sepse nuk ishte i sigurt për ndarjen. “Një pjesë e imja nuk donte të ndahej”.
Pavarësisht lëvizjes së tij, Stallone i tha Hannity se në fund e kuptoi se nuk mund të jetonte pa të: “Unë nuk mund të jetoja pa të. Është gjithçka për mua. Dielli dhe hëna ime. Të gjitha".
Flavin tregoi në një intervistë të vitit 1994 për PEOPLE se: “Ai më dërgoi një letër me shkrim dore prej gjashtë faqesh. Nuk mund të ndahesh me dikë me një letër pas gjashtë vjetësh. Nuk do t'i lutesha. Thjesht doja të flisja."
Flavin nuk e dinte arsyen e ndarjes kur mori letrën, por më vonë mësoi se ishte për shkak të lidhjes së tij jashtëmartesore me supermodelen Janice Dickinson.
Por çifti u bashkua një vit më vonë dhe u martua në 1997-ën. Pas 25 vitesh martesë, Flavin bëri kërkesë për divorc në gusht 2022 në një gjykatë në Florida. Një burim i afërt me çiftin tha për PEOPLE në atë kohë se çifti kishte pasur probleme për shumë vite dhe tanimë ishin lodhur.
Çifti u bashkua një muaj pas paraqitjes së kërkesës për divorc dhe vendosën ta provojnë përsëri./K.C/dritare.net

















