
Sophie Turner dhe Joe Jonas u ndanë. Sipas një raportimi nga NBC News, aktorja paditi ish-bashkëshortin e saj, menjëherë pasi ai bëri kërkesë për divorc. Arsyeja nuk është tjetër veçse fakti se këngëtari i mban fëmijët e tyre në Nju-Jork dhe i bën thirrje që t'i kthejë në shtëpinë e tyre në Angli.
Sipas dokumenteve të gjykatës të depozituara të enjten në Distriktin Jugor të Nju-Jorkut, fëmijët e çiftit po mbahen në mënyrë të paligjshme në Nju-Jork që nga 20 shtatori.
Turner pretendon se ajo dhe Jonas ranë dakord deri në Krishtlindjet e vitit 2022 që do të krijonin një shtëpi të përhershme për fëmijët e tyre në Angli dhe madje kishin filluar të kërkonin shkolla për vajzën e tyre të madhe, Willa.
Ish-çifti më në fund gjeti shtëpinë e përsosur në vend, kështu që ata nxorën në shitje rezidencën e Majamit dhe më pas u vendosën në një shtëpi me qira afatgjatë me plane për ta blerë pronën.
Ata u transferuan zyrtarisht nga Miami në Angli më 10 prill 2023. Me padinë e saj, aktorja e "Game of Thrones" po përpiqet të sigurojë "kthimin e menjëhershëm të fëmijëve që u larguan ose u ndaluan në mënyrë të paligjshme,", sipas padisë./K.C/dritare.net

















