
Sofia Vergara pas divorcit: Nuk e di nëse ka një fillim të ri për mua!
Dritare.net
Sofia Vergara ka folur për revistën amerikane People për vitin që lamë pas dhe vitin që do të vijë.
"Kam pasur një vit shumë interesant," tha Vergara. “Nuk dua të them i keq apo diçka të tillë, por ishte shumë interesant dhe shumë i vështirë”.
“Këtë vit u divorcova, u përfshiva në grevën e SAG që zgjati shumë. Unë pashë miqtë e mi që po luftonin, disave iu desh të hiqnin fëmijët nga shkolla ose kishin probleme me hipotekat e tyre, kështu që ka qenë një vit i çuditshëm, shumë i çuditshëm.”, shtoi ajo.
E ndërsa pranon se ka pasur shumë pengesa si për jetën personale ashtu edhe për atë profesionale, ajo beson se e pret një e ardhme e ndritur. “Mendoj se çdo gjë po funksionon, gjithçka do të jetë mirë dhe jam shumë e emocionuar për vitin e ardhshëm.”, tha ajo, duke shtuar se mezi po pret premierën e miniserialit të ri televiziv “Griselda” në të cilin luan edhe ajo. “Po e filloj turneun botëror të shtypit menjëherë pas Vitit të Ri, kështu që jam gati. Do të jetë emocionuese.”, tha ajo.
Kur u pyet nëse mendon se viti 2024 do të jetë një “fillim i ri” për të, aktorja tha: “Shpresoj që po. Nuk e di nëse ka fillim të ri kur je 51 vjeçe. Nuk e di nëse jam më e freskët, por jam e emocionuar. Jam e emocionuar për serialin e ardhshëm.”, tha aktorja./K.C/dritare.net

















