Na ndiqni edhe në

Bota

Sia flet për divorcin: Më zhyti në errësirë, tre vjet nuk ngrihesha nga shtrati!

Sia flet për divorcin: Më zhyti në errësirë, tre vjet

Sia, këngëtarja e njohur australiane, së fundmi ka hapur një kapitull të errët në jetën e saj pas divorcit nga ish-bashkëshorti, Erik Anders Lang.
Artistja zbuloi ndikimin serioz që pati fundi i martesës në shëndetin e saj mendor, duke rrëfyer një periudhë depresioni të thellë që e la të shtrirë në shtrat për një periudhë të gjatë kohore.

Sia flet për divorcin: Më zhyti në errësirë, tre vjet
Sia dhe Erik Anders Lang i shkëmbyen betimet në një ceremoni piktoreske në rezidencën e saj në Palm Springs në gusht 2014. Megjithatë, vetëm dy vjet më vonë, bashkimi i tyre mori fund. Duke reflektuar në këtë moment të vështirë në jetën e saj gjatë një interviste me Zane Lowe për Apple Music 1, artistja 47-vjeçare tregoi betejat emocionale.
"Divorci më befasoi vërtet.”, tha ajo, ndërsa shtoi: “Më zhyti në errësirë dhe isha e shtrirë në shtrat për tre vjet. Isha në depresion serioz. Nuk mund të grumbulloja energji për të punuar me muzikën time ose për të bërë gjëra të tjera. Detyrat më të thjeshta dukeshin të pakapërcyeshme. Përfundimisht, ngadalë fillova të tërhiqesha, por ishte një sfidë monumentale të më bënte të ngrihesha nga shtrati”.

Sia flet për divorcin: Më zhyti në errësirë, tre vjet
Sia dhe Eric depozituan dokumentet e divorcit në vitin 2016, duke përmendur dallimet e papajtueshme si arsyen e ndarjes së tyre, raporton TMZ. Në një deklaratë të përbashkët, ata shprehën mendimin që qëndron pas vendimit të tyre dhe përkushtimin për të ruajtur miqësinë e tyre. “Pas shumë mendimeve kemi marrë vendimin për t’u ndarë si çift. Megjithatë, ne jemi të përkushtuar që të mbetemi miq.”, konfirmuan ata në atë kohë, duke e mbyllur njoftimin pa një koment të mëtejshëm.

Sia flet për divorcin: Më zhyti në errësirë, tre vjet
Pas divorcit të saj, Sia gjeti sërish dashurinë dhe u martua me Dan Bernardin në një ceremoni romantike të mbajtur në Portofino në Stefano Dolce dhe Villa Olivetta e Domenico Gabbana në maj. Vendndodhja kishte vlerë sentimentale pasi ishte i njëjti vend ku shoqja e Sias, Kourtney Kardashian u martua me Travis Barker vitin e kaluar./K.C/dritare.net