
Shifra marramendëse/ Milionat që fiton Mariah Carey çdo vit me këngën "All I Want for Christmas"
Dritare.net
Kur Mariah Carey këndoi "All I Want for Christmas Is You", në vitin 1994, sigurisht që nuk mund ta imagjinonte se do të bëhej "himni" i Krishtlindjeve. Kënga u bë hit i menjëhershëm në mbarë botën, duke kryesuar listat në 26 vende.
Tri dekada pas publikimit të saj, kënga vazhdon të jetë në krye të Billboard Hot 100 dhe Spotify gjatë sezonit të Krishtlindjeve. Në ditët e para të publikimit, Mariah Carey fitoi 60 milionë dollarë.
Tani, tridhjetë vjet më vonë dhe duke qenë se kënga dëgjohet vazhdimisht çdo Krishtlindje, interpretuesja fiton jo pak para. Siç raportohet nga Forbes, ajo fiton rreth 2.5 milionë dollarë honorare vjetore bazuar në llogaritjet e The Economist. Në fakt, New York Post vlerëson se shifra është më e lartë, përkatësisht tre milionë dollarë.
“Unë jam shumë mirënjohëse për të gjithë dëgjuesit e Spotify në mbarë botën që e bëjnë këngën pjesë të traditës së tyre të festave vit pas viti.”, tha Mariah Carey për People./K.C/dritare.net

















