
Selena Gomez humbi 800,000 ndjekës në Instagram pas videos për Donald Trump
Dritare.net
Selena Gomez ka humbur më shumë se 800,000 ndjekës në Instagram ditët e fundit, pasi e gjeti veten në qendër të reagimeve për shkak të videos së saj për dëbimet e emigrantëve dhe pjesëmarrjen e saj në filmin Emilia Pérez, i cili, pavarësisht 13 nominimeve të tij, në Oscar, ka marrë kritika të ashpra.
Këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare ka 422 milionë ndjekës në Instagram, duke e bërë atë gruan më të ndjekur në Instagram që nga marsi i vitit 2023, kur ia kaloi Kylie Jenner-it. Megjithatë, ky titull duket se është “nën kërcënim”, pasi brenda pak ditësh humbja e ndjekësve i ka kaluar shifrën 808 mijë, sipas platformës CritiqueJeu.
Në fillim të kësaj jave, Gomez dukej duke qarë në një video, duke reaguar ndaj dëbimeve masive të emigrantëve pa dokumente, një politikë që Donald Trump ka shpallur. Edhe pse e fshiu me shpejtësi videon, ajo mori kritika të forta nga republikanët dhe mbështetësit e lëvizjes, ndërsa kandidati për senator Sam Parker bëri thirrje për dëbimin e saj, duke theksuar se ajo është me origjinë meksikane.
Reagime të forta sidomos nga publiku meksikan ka shkaktuar edhe filmi Emilia Pérez në të cilin merr pjesë, ndërsa interpretimi i saj në spanjisht ka marrë komente negative. Paul Lenglet, bashkëthemelues dhe kryeredaktor i CritiqueJeu, tha: “Selena Gomez pati një ecuri të shkëlqyer në fund të vitit 2024, por viti 2025 është një fillim të vështirë. Pjesëmarrja e saj në film ka qenë objekt kritikash të ashpra dhe e kombinuar me videon e saj për dëbimet, duket se po ndikon në imazhin e saj, edhe në aktivitetin e biznesit "Rare beaty"."/K.C/dritare.net

















