
Salma Hayek zbulon sekretin e trupit të saj mbresëlënës
Dritare.net
Salma Hayek zbuloi sekretin e trupit të saj mbresëlënës. Ylli i Hollivudit është 57 vjeç, por trupi i saj ngjan me atë të një gruaje shumë më të re. Siç ka përmendur edhe në një intervistë për “Entertainment Tonight”, sekreti që qëndron pas imazhit të saj është ushtrimi intensiv, por edhe meditimi.
“Unë me të vërtetë besoj se ushtrimi nuk është fajtori i vetëm se pse njerëzit thonë kështu. Mendoj se fajin e ka meditimi.”, tha ylli.
“Duhet të gjesh rrugën tënde. Për mua, ushtrimet intensive janë më të vështira. Është vërtet e vështirë, sepse duhet të kesh disiplinë për ta bërë këtë. Por meditimi është si një shëtitje në park. Kjo është forma ime.”, shtoi ajo më pas.
“Kur nuk meditoj për një periudhë kohore, përveç fytyrës dhe trupit që e ndjej se po më “bien”, rikthehen edhe probleme të tjera. Ashtu si hernia diskale, problemi i qafës, problemi i ijeve, kyçet e këmbës.”, thotë ajo.
Meditimi ka një efekt të tillë në trupin dhe energjinë e saj, saqë ndonjëherë, siç thotë ajo, e ndjente se “po kërcente brenda trupit të saj”.
"Shumë herë kur jam duke medituar dhe dal nga dhoma, njerëzit më shikojnë dhe më thonë, “O Zot, ti dukesh 20 vjeç!'.", vuri në dukje ylli./K.C/dritare.net

















