Britanikët po përballen me rritje të jashtëzakonshme të çmimeve.
Sipas ekspertëve të industrisë, çmimi i darkës së Krishtlindjeve për katër persona është rritur me 6.5% këtë vit.
Studiuesit e tregut Kantar tregojnë që patatet patën rritjen më të madhe të çmimit, duke u rritur me 16.2% në 1.65 £, shumë më lart se shifra e fundit vjetore e inflacionit të ushqimeve prej 1.9% në tetor.
Më pas ishte lulelakra me 14.6% dhe majdanozi me një rritje prej 12.7%. I vetmi artikull që nuk u rrit në çmim ishte vera.
Një rritje prej 8.5% në koston e gjelit të detit të ngrirë, artikulli më i shtrenjtë. Rritja e çmimit të gjelit ishte një nga nxitësit kryesorë të rritjes së përgjithshme të çmimit.
Shitjet e supermarketeve pritet të kalojnë 13 miliardë paund gjatë dhjetorit për herë të parë ndonjëherë, sipas Kantar.
Ata parashikojnë se 23 dhjetori do të jetë dita më e ngarkuar e blerjeve të vitit./SKYNEWS/ E.P-dritare.net