Na ndiqni edhe në

Bota

Rikthehet pas një viti bojkot, Golden Globes 2023 shpall fituesit e mëdhenj!

Rikthehet pas një viti bojkot, Golden Globes 2023 shpall fituesit e

Ceremonia Golden Globes pas një viti bojkot, u zhvillua këtë të martë duke mbledhur yjet e momentit, një ceremoni e cila zakonisht shërben si një sprovë për ata që mund të marrin një çmim Oscar në mars.

Lista e triumfuesve ishte e gjatë, por disa morën më shumë çmime se të tjerët. Banshees of Inisherin mori tre çmime të mëdha. Ai fitoi çmimin si filmi më i mirë komedi dhe atë për skenarin më të mirë, si dhe çmimin për aktorin më të mirë të komedisë, aktorin irlandez Colin Farrell. Filmi autobiografik i Steven Spielberg, The Fabelmans, gjithashtu ishte një nga fituesit e mëdhenj, duke fituar çmimin si filmi më i mirë dramatik. Spielberg u shpall gjithashtu edhe regjisori më i mirë.

Edhe House of the Dragon dhe komedia satirike The White Lotus ishin ndër fituesit në kategoritë televizive. Aktori më i mirë ishte Austin Butler që fitoi për performancën e tij në filmin për “Elvis Presleyn”, të Baz Luhrmann.

Fituesit e tjerë që nuk ishin në ceremoni përfshinin edhe Zendaya, e cila fitoi si aktorja më e mirë për dramën televizive Euphoria.

Angela Bassett ishte aty për të pranuar çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj në Wakanda Forever dhe përdori fjalimin e saj për të nderuar yllin e ndjerë të Black Panther Chadëick Boseman.

Aktorë të tjerë fitues në kategoritë televizive përfshinin Jeremy Allen White të The Bear dhe Julia Garner të Ozark./BBC/A.ZH-dritare.net