Rihanna dhe A$AP Rocky mirëpresin fëmijën e tyre të parë
Dritare.net
Urimet po vërshojnë për Rihanna dhe A$AP Rockyn.
Këngëtarja dhe themeluesja e Fenty ka sjellë në jetë një djalë. Ky është fëmija i tyre i parë së bashku.
Rihanna kohët e fundit tregoi emocionet dhe mendimet e saj rreth mëmësisë.
"Bebi do të më mësojnë më shumë se ç'mund t'i mësoja unë," tha ajo për fëmijën e saj të ardhshëm. Unë dua të shoh se cilët do të jenë ata në këtë botë dhe çfarë do të bëhen. Sepse unë jam këtu vetëm për t'i mbajtur ata në shina. një pasagjer më tepër se sa shoferi", u shpreh ajo.
Gjatë shtatzënisë, Rihanna ripërcaktoi se çfarë do të thotë të presësh një fëmijë në sytë e publikut. Që nga momenti kur ajo debutoi me fëmijën e saj në Harlem me një seri imazhesh të shkrepura nga fotografi i famshëm Miles Diggs, ajo u vesh gjithmonë stil me trended më të fundit të modës, duke shkëlqyer në kopertinën e saj të Vogue të majit 2022. Ajo shpjegoi vendimin e saj si një guxim për të sfiduar se si shoqëria e sheh shtatzëninë./M.K/dritare.net