
Pse të gjithë mendojnë se Zendaya dhe Tom Holland janë fejuar!
Dritare.net
Zendaya po ngjall spekulime për fejesë pasi vuri një unazë diamanti në gishtin e dorës së majtë gjatë Golden Globes. Përfaqësuesit e Zendaya dhe partnerit të saj prej shumë kohësh, Tom Holland, nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga Associated Press sot, një ditë pasi 28-vjeçarja fituese e çmimit Emmy mori pjesë në transmetimin televiziv në Beverly Hilton.
Revista People tha se dyshja janë fejuar, duke cituar "një burim familjar". Një tjetër burim i tha revistës se Holland e ndau lajmin me miqtë rreth natës së Vitit të Ri. TMZ ishte i pari që raportoi fejesën, duke cituar "burime të afërta me çiftin".
Zendaya, ylli i famshëm u shfaq në tapetin e kuq me një fustan të Louis Vuitton. Ajo ka qenë prej kohësh e lidhur me Holland që kur ata luajtën në "Spider-Man: Homecoming" të vitit 2017. Holland nuk ishte në Golden Globes të së dielës./K.C/dritare.net

















