Na ndiqni edhe në

Bota

Pse njerëzit besojnë se Musk mund të jetë babai biologjik i vajzës së Amber Heard!

Pse njerëzit besojnë se Musk mund të jetë babai biologjik i

Emri i Elon Musk po përflitet se mund të jetë ai babai i vajzës së Amber Heard, e cila erdhi në jetë dy vite më parë.

Prej kohësh kanë vazhduar pyetjet në lidhje me identitetin e babait të foshnjës dhe pse Heard ka zgjedhur ta mbajë atë të fshehtë, ku përflitet se kjo e fundit mund te këtë pasur një marrëdhënie në të kaluarën me Musk.

Në korrik 2021, pasi e kishte mbajtur sekret për 3 muaj, Amber bëri publik imazhin e vajzës përmes një postimi në rrjetet sociale, Oonagh Paige Heard, ku shkruante “ “Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë lajm me ju. Para 4 vitesh, vendosa të kisha një fëmijë. Doja ta bëja sipas kushteve të mia. Një pjesë e imja dëshiron të mbajë se jeta ime private nuk është punë e askujt. E kuptoj gjithashtu se natyra e punës sime më detyron të marr kontrollin e kësaj. Vajza ime ka lindur më 8 prill 2021. Ajo quhet Oonagh Paige Heard. Ajo është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime”.

Por një mister tjetër ishte edhe fakti se pse Heard zgjodhi ta fshihte ardhjen në jetë të vajzës, duke nxitur kështu edhe shumë diskutime, citon Bright Side.

Lidhja e Heard dhe Musk u bë publike në fund të vitit 2010, ku marrëdhënie e tyre bëri shumë bujë për shkak të ulje-ngritjeve që patën. Për fansat ishte befasi ndarja e saj nga Johnny Depp./M.K-dritare.net