Na ndiqni edhe në

Bota

Pse Jennifer Lopez e festoi ditëlindjen pa Ben Affleck!

Pse Jennifer Lopez e festoi ditëlindjen pa Ben Affleck!

Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 55-të, që në fakt e ka më 24 korrik, me një drekë festive në Hamptons pa burrin Ben Affleck, mes raporteve se ata duan të divorcohen. Këngëtarja u pa duke darkuar në një restorant italian të dielën e veshur me një bluzë të bardhë me lule dhe pantallona të shkurtra me rripa. Në fakt look-un e saj ajo e ka kombinuar me sandale rozë.

Pse Jennifer Lopez e festoi ditëlindjen pa Ben Affleck!

Në darkë ishin familjarët e saj nëna Guadalupe Rodriguez, fëmijët e saj binjakë 16-vjeçarë, Max dhe Emme, motra Linda, menaxheri i saj, Benny Medina dhe disa miq.

Të pranishmit mbërritën në restorant me karroca me kuaj. Edhe një herë, Affleck mungoi pasi ata kalonin kohë të ndarë. Ndërkohë që ylli është duke pushuar në Hamptons, aktori ka qenë i fokusuar në punën e tij në Los Angeles./K.C/dritare.net