
Pse Brad Pitt nuk e vizitoi të birin në spital pas aksidentit!
Dritare.net
Djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie ndodhet ende në spital pas aksidentit të rëndë që pati me skuterin elektrik, pak ditë më parë. Sipas një personi të afërt me aktorin, Pitt "është i mërzitur që nuk flet dot me Pax".
Marrëdhëniet e këqija të Pitt me Pax dhe fëmijët e tjerë me Angelina Jolie janë të njohura. Pavarësisht mungesës së komunikimit, burimi i tha DailyMail.com: “Brad është i shqetësuar për aksidentin e Pax-it por nuk mund ta kontaktojë atë”.
I njëjti person më tej theksoi se Pitt nuk ishte në dakord që djali të lëvizte me skuterin elektrik pa helmetë dhe sipas tij, ai duhet të kishte një makinë.
“Është vërtet shqetësuese për Brad-in sa herë që dëgjon se një nga fëmijët është lënduar dhe ndihet plotësisht i pafuqishëm sepse nuk mund të bëjë asgjë. Reagimi i babait do të ishte të shkonte në spital ose ta telefononte. Ai ka provuar shumë herë, por fëmijët nuk i përgjigjen telefonatave. Duart e tij janë të lidhura.”, shtoi burimi i cituar nga Daily Mail.
“Brad nuk donte që Pax të ngiste një skuter pa helmetë, ai duhet të lëvizje me makinë.”, tha ai.
Burimet e zbatimit të ligjit thanë për TMZ-në se 20-vjeçari po ngiste biçikletën e tij elektrike në Los Anxhelos kur goditi pjesën e pasme të një makine. Mjekët e çuan Pax në spital pasi ai u ankua për një dhimbje koke. Ai nuk mbante helmetë në momentin e përplasjes./K.C/dritare.net

















