
Pse aktorja e famshme akuzohet se rrëmbeu djalin e saj!
Dritare.net
Aktorja dhe këngëtarja amerikane Cher akuzohet se ka punësuar katër persona për të rrëmbyer djalin e saj Elijah Blue nga një dhomë hoteli, sipas një padie të paraqitur në gjykatë nga nusja e saj.
Ky lajm është bërë i ditur nga dokumentet gjyqësore të publikuara nga Daily Mail, për një incident të ndodhur në nëntor të 2022-shit, në një kohë kur djali i Cher, Elijah Blue Allman dhe gruaja e tij, Mariangela King po kalonin një krizë në martesën e tyre.
Megjithëse këto dokumente gjyqësore u depozituan në dhjetor 2022, ato u zbuluan këtë javë.
"Një nga katër burrat që e rrëmbyen atë më tha se ishin punësuar nga nëna e tij," pretendon King në dëshminë e saj në gjykatën e Los Anxhelosit.
“Ajo ishte e shqetësuar për shëndetin e tij.”, u justifikua ajo.
Kjo lëvizje e Cher-it, sipas informacioneve, ishte një përpjekje për të shpëtuar Allmanin nga droga.
Pas rrëmbimit të tij, Allman banoi në Chateau Marmont në Los Anxhelos nën kujdesin e një kujdestari të punësuar enkas për të. Para rrëmbimit të tij, stafi i hotelit e gjeti Allmanin të shtrirë në trotuarin përpara hyrjes së hotelit. Dy ditë më vonë, policia e çoi Allmanin në një klinikë rehabilitimi./K.C/dritare.net

















