
Princi William feston ditëlindjen. Urimi i bukur i Kate Middleton!
Dritare.net
Një foto e Princit të Uellsit dhe fëmijëve të tij është publikuar së bashku me një mesazh të veçantë për të shënuar ditëlindjen e tij të 42-të nga Catherine, Princesha e Uellsit.
Në foto shihej princi që kërcente në ajër me tre fëmijët, Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte. Në një mesazh shoqërues të nënshkruar nga Kate thuhej: "Gëzuar ditëlindjen Baba, të gjithë të duam shumë!"
Një foto e ngjashme u postua së bashku me një mesazh për Ditën e Babait në fillim të kësaj jave. Ajo foto është bërë në një plazh të Norfolkut.
Në fillim të këtij muaji, familja mori pjesë në ceremoninë vjetore Trooping the Color, ku u festua ditëlindja zyrtare e mbretit Charles III.
Ishte hera e parë që Kate, e cila vazhdon të marrë kimioterapi, ishte shfaqur në një ngjarje zyrtare publike që ku u zbulua se vuante nga sëmundja e rëndë./K.C/dritare.net

















