Na ndiqni edhe në

Bota

Princi Harry: Familja nuk e mbrojti Meghan nga sulmet e mediave. Ata u bënë me djallin!

Princi Harry: Familja nuk e mbrojti Meghan nga sulmet e mediave. Ata u

Princi Harry ka akuzuar Familjen Mbretërore se ka dështuar të mbrojë gruan e tij Meghan Markle në lidhje me sulmet e pretenduara që i janë bërë asaj në media.

Duke shpjeguar marrëdhënien e familjes mbretërore me shtypin, Harry tha:

"Unë e dua babanë tim, dua vëllain tim, dua familjen time. Nuk dua t’i lëndoj ata, por në lidhje me shtypin tabloid, disa anëtarë të familjes mbretërore, kanë fjetur me djallin, për të ruajtur imazhin e tyre”, tha Harry duke shtuar:

“Por në momentin që kjo bëhet në kurriz të të tjerëve, anëtarëve të tjerë të familjes sime, këtu më duhet të vendos një kufi”.

Fragmente zbuluan gjithashtu se, ndërsa marrëdhënia midis Harry-t dhe William-it u përkeqësua, ata takuan Charles për të diskutuar situatën pas funeralit të Dukës së Edinburgut. Gjatë shkëmbimit të tyre, William u betua "për jetën e mamasë" se ai thjesht donte që Harry të ishte i lumtur.

Harry mohoi se ai dhe Meghan kishin akuzuar anëtarët e familjes mbretërore për racizëm në intervistën e tyre me Oprah Ëinfrey, duke shtuar se këtë e kishte thënë shtypi britanik.

Duke iu referuar komenteve të raportuara mirë për ngjyrën e lëkurës së djalit të tyre Archie, ai e përshkroi atë si paragjykim të pavetëdijshëm, jo racizëm./L.F-dritare.net