Na ndiqni edhe në

Bota

Princi Harry dhe Megan zgjedhin zyrtarisht SHBA-në, si rezidencë të përhershme!

Princi Harry dhe Megan zgjedhin zyrtarisht SHBA-në, si rezidencë

Princi Harry dhe Megan kanë hequr dorë zyrtarisht nga Britania, duke zgjedhur SHBA-në, si rezidencë të përhershme. Ndryshimi u zbulua në një dosje për bamirësinë e turizmit të qëndrueshëm Travalyst, e cila u themelua nga Harry, duke regjistruar dukën me emrin e tij të plotë Princi Henry Charles Albert David Duka i Sussex, citon Sky News.

Harry dhe Meghan kanë jetuar në Kaliforni që kur u larguan nga rolet si anëtarë të familjes mbretërore në mars 2020. Megjithëse regjistrimi elektronik u rendit të mërkurën, dokumenti tregon se ndryshimi është bërë më 29 qershor 2023. Në vitin 2019, llogaritë mbretërore treguan se Meghan dhe Harry paguan 2.4 milion £ për të mbuluar rinovimin dhe marrjen me qira të Frogmore në Home Park Estate. Vila ishte fillimisht një dhuratë për çiftin nga gjyshja e Harry-t, mbretëresha e ndjerë Elizabeth II. Thuhet se Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it iu kërkua të zhvendosnin pronat e tyre të mbetura nga vila, e cila është afër kështjellës Windsor, disa javë pasi Harry kritikoi familjen mbretërore në kujtimet e tij Spare.

Në librin e tij të botuar në janar të vitit të kaluar, Harry kishte disa pretendime rreth familjes mbretërore duke detajuar përplasjet me familjen e tij, duke përfshirë edhe vëllain e tij Princin e Uellsit./M.K-dritare.net