Princi Charles i lënduar nga intervista e Meghan dhe Harry, kërkon të pajtohet me djalin
Dritare.net
Princi Charles është shumë i lënduar nga intervista e princit Harry dhe Meghan Markle. Por pasi dëgjoi gjithë ato që kishte vuajtur i biri dhe nusja e tij, princi mendon të rregullojë marrëdhënien me djalin. Charles planifikon të kontaktojë Harry-n brenda disa ditëve, kështu thotë një mik i tij.
“Humori i tij është ai i një babai, jo i një burri shteti.”,- tha një mik i princit. Kjo është shenja e parë që tregon se mbretërorët duan të pajtohen me çiftin rebel që braktisi mbretërinë dhe titujt një vit më parë për të jetuar në SHBA. Miku i princit tha se trashëgimtari i fronit e kupton se fokusi duhet të përqendrohet te shërimi i plagëve që janë shkaktuar nga kjo ndarje tyre.
“Ju po shikoni një baba i cili është lënduar thellë. Por pas reflektimit ai e kuptoi se asgjë e mirë nuk do të vijë nga zgjatja e luftës. Ai e ndjen se është koha për shërim. Tani është koha për të rregulluar një marrëdhënie të prishur.”,- tha ai.
Një javë më parë CBS publikoi intervistën tronditëse të princit Harry dhe Meghan Markle për gazetaren Oprah Winfrey. Në këtë intervistë çifti mbretëror zbuloi detaje tronditëse nga koha kur jetonin në mbretëri. Meghan flet për zënkat me kunatën Kate Middleton, racizmin për shkak të ngjyrës së lëkurës etj./K.C/dritare.net