
Princ Harry përlotet në festën e 39-vjetorit, ja surpriza që mori në stadium!
E Shtunë 16 Shtator 2023, 13:01
Dritare.net

Princ Harry ka festuar ditën e djeshme, 39-vjetorin e lindjes, ku nuk kanë munguar as surprizat në këtë ditë të veçantë.
Harry teksa ndiqte krah partneres së saj ndeshje në lojërat Invictus është surprizuar nga tifozët e pranishëm të cilët i kanë kënduar atij këngën ‘Happy Birthday’.
Stadiumi i mbushur plot këndoi njëherazi këngën në versionin anglisht fillimisht dhe më pas gjermanisht. Në video që po qarkullon në rrjet, Harry duket mjaft i emocionuar nga kjo surprizë./M.K-dritare.net

















