Na ndiqni edhe në

Bota

Princ Harry i shqetësuar për një nga fëmijët e Princ William!

Princ Harry i shqetësuar për një nga fëmijët e Princ

Princ Harry përpiqet të jetë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për rivalitetet e vëllezërve brenda familjes mbretërore. Në një intervistë për The Telegraph, Duka i Sussex tha se kishte shqetësime për fëmijët e Princ William dhe Kate Middelton se mos ndoshta edhe mes tyre përsëritej e njëjta histori.

Princi dhe Princesha e Uellsit kanë tre fëmijë, Princi George, 9 vjeç, Princesha Charlotte, 7 dhe Princi Louis, 4 vjeç.

“Edhe pse William dhe unë kemi folur për këtë një ose dy herë, dhe ai më ka bërë shumë të qartë se fëmijët e tij nuk janë përgjegjësia ime, unë ende ndjej përgjegjësi duke e ditur se nga ata tre fëmijë, të paktën njëri do të përfundojë si unë dhe kjo më dhemb, që më shqetëson", u shpreh Princ Harry në intervistë.

Në “Spare”, Harry shkruan se nuk ishte vetëm shtypi që e cilësoi si “rezervë”, por edhe anëtarët e familjes. Princeshë Diana, mbreti Charles, gjyshi, princi Philip dhe vetë mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, gjatë etapave të ndryshme të jetës së tij, e kanë etiketuar kështu dhe sot, ai druhet se fëmijët e William do të shkojnë në të njëjtin rrugëtim dhe historia do të përsëritet./A.ZH-dritare.net