
Princ Harry dhe Meghan Markle, publikojnë kartolinën familjare të Krishtlindjes!
Dritare.net
Princi Harry dhe Meghan Markle kanë publikuar kartolinën e Krishtlindjes 2024, duke shfaqur një foto familjare plot hare. Kartolina e Dukës dhe Dukeshës së Sussex tregon një fotografi të re të fëmijëve të tyre, Princit Archie, 5 vjeç, dhe Princeshës Lilibet, 3 vjeçe. Një nga gjashtë fotot në urim i kap fëmijët nga pas teksa ata të emocionuar vrapojnë drejt prindërve të tyre.
Në kartolinë shihet Meghan teksa i buzëqesh Archie-s, ndërsa Harry thërret Lilibet.
“Në emër të zyrës së Princit Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex, Archewell Productions dhe Archewell Foundation.”, thuhej në mesazhin e kartolinës.
Në kartolinë ishin edhe pesë foto të tjera të princit dhe Meghan-it, nga udhëtimet e tyre në Nigeri dhe Kolumbi këtë vit.
“Ju urojmë gëzuar festat e fundvitit dhe një vit të ri të gëzueshëm.”, përfundon mesazhi. Pavarësisht se u tërhoqën si anëtarë të familjes mbretërore gati pesë vjet më parë, Sussex-ët kanë ruajtur traditën e ndarjes së kartolinës së Krishtlindjes si anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore./K.C/dritare.net

















