Na ndiqni edhe në

Bota

Prej 1 në tre milion! Prezantuesja diagnostikohet me tumor të rrallë në tru!

Prej 1 në tre milion! Prezantuesja diagnostikohet me tumor të

Prezantuesja televizive Davina McCall ka dalë nga kujdesi intensiv pas 24 orës nga kryerja e operacionit në tru. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrje për heqjen e një tumori të rrallë që prek trurin

"Faleminderit shumë për të gjithë ata që na kanë mbështetur. Ajo me të vërtetë ka bërë një hap të madh përpara në 24 orët e fundit. Ajo është jashtë ICU”, shkroi në Instagram partneri i saj Michael Douglas.

57-vjeçarja më herët përmes një postimi në rrjetet sociale tregoi se ishte diagnostikuar me një lloj tumori të quajtur kist koloid. Ky tumor nuk është kanceroz, por cist që rritet ngadalë.

"Disa muaj më parë, shkova për të bërë një skaner. Doli që kisha një tumor në tru të quajtur kist koloid, i cili është shumë i rrallë, tre në një milion”, tregoi ajo.

Kistet koloidale zakonisht formohen në një zgavër të mbushur me lëng në qendër të trurit dhe vetë janë të mbushura me lëng, thotë Brains Trust. Ato përbëjnë më pak se 2% të të gjithë tumoreve të trurit dhe shkalla e rritjes dhe simptomave mund të ndryshojnë nga personi në person. McCall shpjegoi se një kirurg do të kryente një procedurë të quajtur kraniotomi, ku një pjesë e kafkës hiqet për të hequr tumorin./M.K-dritare.net