Prapaskenat e Eurovision/ Policia italiane parandaloi një sulm pro-rus!
Dritare.net
Megjithëse u duk se finalja e madhe e Eurovision u zhvillua pa probleme, fitorja e Ukrainës nuk i ka pëlqyer të gjithëve.
Policia italiane tha se parandaloi sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales më 10 maj dhe finales së djeshme të Eurovizionit në Torino. Sipas tyre bëhet fjalë për grupin e hakerave Killnet dhe Legion të lidhur me infrastrukturën e rrjetit gjatë votimit dhe performancës së garuesve.
Killnet tha më 11 maj se ai kishte sulmuar faqet e internetit të disa institucioneve italiane, duke përfshirë Senatin, dhomën e lartë të parlamentit italian dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë sipas ANSA.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë ngritur alrmain për sulme të mundshme kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës së IT.
Grupi ukrainas Kalush Orchestra fitoi Eurovision Song Contest, me një valë mbështetjeje nga publiku dhe fitorja u përshëndet nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky./M.K/dritare.net