
Përplasja në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky: Grindjet s’janë të mira!
Dritare.net
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përplasur me presidentin amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance në Zyrën Ovale.
Trump akuzoi Zelensky se po shkakton Luftën e Tretë Botërore, ndërsa Zelensky tha se nuk duhet të ketë “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin.
Presidenti ukrainas deklaroi për Fox News se grindjet me Trump nuk ishin “të mira për të dyja palët”, por u shpreh optimist se marrëdhënia mes tyre mund të shpëtohet.
“Po, sigurisht, sepse janë marrëdhënie më shumë se dy presidentë. Janë marrëdhëniet historike, marrëdhëniet e forta midis popujve tanë”, tha Zelenskyy.
“Jam falënderues për presidentin, dhe, natyrisht, për Kongresin, por para së gjithash, për popullin tuaj. Njerëzit tuaj ndihmuan në shpëtimin e popullit tim… ne donim shumë që të kishim marrëdhënie të forta. Unë thjesht dua të jem i sinqertë dhe vetëm dua që partnerët tanë ta kuptojnë situatën saktë. Kjo është për ne që të mos humbasim miqësinë tonë,” tha ai më vonë./E.P-dritare.net

















