
Foto/ Partnerja e Kanye West mbulon gjoksin me jastëk gjatë shëtitjes, në Firence
Dritare.net
Kanye West dhe Bianca Sensori u panë sërish të veshur me veshje tejet provokuese teksa shëtisnin rrugëve të Firences. Zgjedhjet e veshjeve të çiftit kanë qenë shumë herë në qendër të vëmendjes në përgjithësi, por edhe gjatë pushimeve të tyre në vendin evropian bënë bujë.
Në paraqitjen e tyre më të fundit, West ishte i veshur me veshjen e tij të zakonshme tërësisht të zezë ndërsa ishte zbathur, pa këpucë.
Nga ana tjetër, Sensori ishte ajo që tërhoqi gjithë vëmendjen teksa kishte veshur një body me ngjyrë lëkure. Ndërsa gjatë ecjes mbante një jastëk ngjyrë vjollce në gjoks, në mënyrë që të mos ekspozohej gjoksi. Dizajnerja e 'Yeezy' është kritikuar shumë herë për pamjen e saj ekstreme dhe duket se kjo dalje e fundit ishte mënyra e saj për t'u përballur me komentet negative./K.C/dritare.net

















