Na ndiqni edhe në

Bota

Pamjet/ Momenti kur avioni me 64 pasagjerë përplaset me helikopterin e ushtrisë!

Pamjet/ Momenti kur avioni me 64 pasagjerë përplaset me helikopterin

Janë publikuar pamjet e përplasjes së avionit me 64 pasagjerë me një helikopter të Forcave të Armatosura pranë aeroportit të Uashingtonit. Siç shihet edhe në këto pamje, pas përplasjes dy mjetet fluturuese kanë shpërthyer në flakë.

Për fat të keq deri tani raportohet për 18 viktima. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë të angazhuar për të kërkuar njerëzit e tjerë, por ende nuk dihet sa persona kanë vdekur.

Autoritetet amerikane janë duke hetuar rastin ndërsa Aeroporti Kombëtar i Uashingtonit, Ronald Reagan i ka ndalur të gjitha fluturimet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se ishte informuar mbi atë që e cilësoi “një aksident të tmerrshëm” dhe se po e mbikëqyrte situatën.

“Zoti i bekoftë shpirtrat e tyre”, shtoi ai. “Faleminderit të gjithë ekipeve të emergjencave për punën e jashtëzakonshme që po bëhet. Po e ndjek situatën dhe do të jap hollësi sapo të jetë e mundur”.

Në një postim në mediat sociale, kompania “American Airlines” tha se ishte në dijeni të njoftimeve se një prej avionëve të saj ishte përfshirë në incident dhe se do të jepte më shumë hollësi sapo të ishte e mundur./E.P-dritare.net