Na ndiqni edhe në

Bota

Një vit më parë hoqi dorë nga aktrimi, aktori Bruce Willis diagnostikohet me demencë

Një vit më parë hoqi dorë nga aktrimi, aktori Bruce Willis
Aktori Bruce Willis ka demencë frontotemporale. Kështu tha familja e tij ditën e sotme.
Përmes një deklaratë në mediat sociale, familjarë të aktorit thanë se ndihen të lehtësuar që më në fund kanë një diagnozë të qartë.
67-vjeçari u diagnostikua me afazi, e cila shkakton vështirësi në të folur, pranverën e vitit të kaluar, por sëmundja ka përparuar dhe atij i është dhënë tashmë një diagnozë më specifike.
Familja u shpreh se demenca frontotemporale është forma më e zakonshme e demencës te njerëzit nën 60 vjeç.
“Sot nuk ka trajtime për sëmundjen, një realitet që shpresojmë se mund të ndryshojë në vitet në vijim”, thuhet në deklaratë.

Willis u bë një emër i njohur në vitet ‘80 dhe 90 pasi luajti në filma të suksesshëm si Die Hard, The Sixth Sense, Armageddon dhe Pulp Fiction. Ai gjithashtu është nominuar për pesë çmime Golden Globes, duke fituar një për Moonlighting dhe po ashtu ka fituar dy çmime Emmy.

Familja e tij tha vitin e kaluar se Willis do të hiqte dorë nga aktrimi, pasi afazia po i ndikonte në aftësitë njohëse.
Demenca frontotemporale është një formë "e pazakontë" e sëmundjes që i shkakton të sëmurit probleme me sjelljen dhe të folurin. Simptomat përfshijnë lëvizje të ngadalta ose të ngurtësuara, humbje të kontrollit të fshikëzës së urinës ose zorrës së trashë dhe dobësi të muskujve./K.C/dritare.net