
Një ide brilante që bën bashkë ikonat e viteve 80-të, Dolly Parton, Cyndi Lauper, Gloria Estefan, Belinda Carlisle dhe Debbie Harry
Dritare.net
Dolly Parton, Cyndi Lauper, Gloria Estefan, Belinda Carlisle dhe Debbie Harry kanë bashkuar forcat në një këngë të re të titulluar "Gonna Be You". Kënga, që do të publikohet më 20 janar, është shkruar nga kompozitori i njohur Diane Warren.
"Gonna Be You", që shënon bashkëpunimin e parë mes pesë legjendave të pop-it, u regjistrua për filmin "80 for Brady". Komedia tregon jetën e katër grave në të 80-at, të luajtura nga aktoret Lily Tomlin, Jane Fonda, Rita Moreno dhe Sally Field, të cilat nisin një udhëtim për të parë lojtarin e NFL-së Tom Brady duke luajtur Super Bowl-in e tij të fundit.
Pavarësisht premisës së filmit, këngëtarët nuk janë zgjedhur për moshat e tyre. “Që nga viti 80 në titull, më erdhi një ide e çmendur,” tha Warren në një deklaratë. “Pse të mos i bënin bashkë disa nga këngëtarët më ikonike të viteve 80, të cilët janë ende të mrekullueshme dhe do të jenë gjithmonë, ta këndojnë atë këngë?”
Të pesta këngëtarët kanë qenë aktivë vitet e fundit: Carlisle do të bëjë turne në Britaninë e Madhe në shkurt, ndërsa grupi i Harryt, Blondie, publikoi "Against the Odds 1974-1982", gushtin e kaluar. Albumi më i fundit i Lauper ishte Detour i vitit 2016; Estefan publikoi një regjistrim për Krishtlindje "Estefan Family Christmas", vitin e kaluar. Parton publikoi një koleksion të hiteve më të mira të titulluar Diamonds & Rhinestones në nëntor dhe muzika e saj e Krishtlindjeve, Dolly Parton's Smoky Mountain Christmas Carol, përfundon shfaqjen e saj në Southbank Centre, Londër, më 8 janar./J.H/dritare.net

















