Një ditë pasi mbushi moshën, 12-vjeçari nuk lejohet të udhëtojë pa “green pass”!
E Shtunë 15 Janar 2022, 15:03
Dritare.net
Autoritetet italiane nuk kanë lejuar një 12 vjeçar në aeroport pasi nuk kishte “Green pass. Sipas medieve italiane, ai kishte kaluar vetëm një ditë që kishte mbushur 12 vjeç por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga autoritetet, ato kanë zbatuar vendimin e qeverisë se në avion lejohen të gjithë të vaksinuarit mbi 12 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në Sicili, ku djali priste që të kthehej tek e ëma në Milano pas disa ditësh me të atin. Ky i fundit ka raportuar ngjarjen.
Ai thekson se i biri me 9 janar ka bërë 12 vjeç dhe me 10 kishte biletën e kthimit për te nëna e tij, por që nuk ka arritur të kalojë pa “Green pass” që kishte hyrë në fuqi atë ditë dhe nuk lejonte nëse je 12 vjeç dhe i pavaksinuar./M.M-dritare.net