
“Një bekim!”: Mark Zuckerberg bëhet baba për herë të tretë!
E Shtunë 25 Mars 2023, 15:03
Dritare.net
Pas vajzës Maxima dhe djalit August, Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan, mirëpritën fëmijën e tyre të tretë që është një vajzë.
Zuckerberg ndau me të gjithë lindjen e Aurelia Chan Zuckerberg përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan:
"Mirë se erdhe në jetë, Aurelia Chan Zuckerberg! Ti je një bekim i vogël".
Në foto, Zuckerberg shihet duke buzëqeshur teksa shikon vajzën e tij të porsalindur. Në të njëjtin postim ai ka shpërndarë një tjetër foto ku Priscilla mban pranë vetes vogëlushen Aurelia. /A.S-Dritare.net

















