Na ndiqni edhe në

Bota

Nisin bisedimet Izrael–Hamas, Trump: Lëvizni shpejt, përndryshe...

Nisin bisedimet Izrael–Hamas, Trump: Lëvizni shpejt,
Foto marrë nga BBC

Gjatë fundjavës, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, publikoi disa përditësime lidhur me bisedimet e paqes midis Izraelit dhe Hamasit.

Në një postim në platformën Truth Social, të dielën në mbrëmje, Trump tha se “diskutimet shumë pozitive” kanë qenë “shumë të suksesshme dhe kanë ecur me shpejtësi”.

“Po u kërkoj të gjithëve të lëvizin shpejt,” shkroi ai, duke paralajmëruar se “koha është esenciale, përndryshe do të vijë një gjakderdhje masive diçka që askush nuk do të dëshironte ta shohë.”-shprehet ai

Më herët, presidenti amerikan deklaroi se beson që Hamasi është “gati për një paqe të qëndrueshme”, pasi grupi paraqiti përgjigjen e tij ndaj planit të paqes të propozuar nga SHBA. Ai gjithashtu i bëri thirrje Izraelit “të ndalojë menjëherë bombardimet në Gaza, në mënyrë që të mund të nxirren pengjet në mënyrë të sigurt dhe të shpejtë.”

Një javë pas shpalljes së planit të tij 20-pikësh për Gazën në Shtëpinë e Bardhë, bisedimet indirekte midis Hamasit dhe Izraelit nisin sot në Egjipt. Negociatorët e të dyja palëve do të mblidhen në vendpushimin Sharm el-Sheikh, në Detin e Kuq, ku do të jenë të pranishëm edhe i dërguari special amerikan Steve Witkoff, dhëndri i Trump, Jared Kushner, si dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.

Në një deklaratë të premten, Hamasi pranoi përkohësisht të lirojë të gjithë pengjet izraelite të mbetura, përfshirë rreth 20 që besohet se janë ende gjallë, por njoftoi gjithashtu se kërkon negociata shtesë për pjesë të tjera të planit amerikan.

Bisedimet pritet të jenë ndër më të rëndësishmet që nga fillimi i luftës. BBC /E.P-dritare.net