Na ndiqni edhe në

Bota

Nicole Kidman zbulon sekretin e martesës së gjatë me Keith Urban

Nicole Kidman zbulon sekretin e martesës së gjatë me Keith Urban


Nicole Kidman dhe Keith Urban janë të martuar prej 18 vitesh dhe ndërsa të tjerët flasin për komunikim dhe respekt të vazhdueshëm, aktorja zbuloi se sekreti i çiftit për një martesë afatgjatë është në fakt diçka shumë ndryshe.

“Ne kemi një dush të dyfishtë.”, tha aktorja 57-vjeçare fituese e Oskarit për revistën W. "Dushi me dy koka: çelësi i një martese të suksesshme."

Kidman vuri në dukje se edhe fakti që kanë lavamanë të ndarë në banjë, i ndihmon.

Madje ylli i “Babygirl” pranoi se këndon në dush, ashtu si bashkëshorti i saj këngëtar. "Unë dëgjoj këngët e tij të reja ndërsa ato po krijohen.", vuri në dukje ajo.

Kidman dhe Urban, të dy 57 vjeç, u martuan në qershor 2006 dhe që atëherë çifti ka dy vajza: Ylli më parë ishte martuar me Tom Cruise, me të cilin adoptoi një vajzë dhe një djalë. Çifti u divorcua në vitin 2001./K.C/dritare.net