Nicki Minaj dhe burri i saj paditen nga një viktimë e ngacmimit seksual
Dritare.net
Nicki Minaj dhe burri i saj, Kenneth Petty u paditën nga një grua për të cilën bashkëshorti i reperes dënua për tentativë përdhunimi në 1994. 43-vjeçarja ka ngritur padi me pretendimin se çifti e përndoqi atë në përpjekje që ajo të tërheqë akuzat e saj.
Petty bëri katër vjet e gjysmë burg pasi u deklarua fajtor për tentativën e përdhunimit të adoleshentes së atëhershme.
Në padinë e ngritur, gruaja pretendon se Minaj i ofroi asaj 500,000 dollarë përmes një ndërmjetësi në këmbim të heqjes dorë nga akuzat e saj kundër Petty. Padia pretendon se, menjëherë pas arrestimit për herë të dytë të Petty në vitin 2020, ndërmjetësi i dha reperes numrin e gruas. Minaj dyshohet se e ka telefonuar dhe i ka ofruar asaj dhe familjes së saj një udhëtim në Los Angeles, nëse ajo mund ta ndihmonte, por ajo e refuzoi ofertën./K.C/dritare.net