Na ndiqni edhe në

Bota

Ndërron jetë aktori i njohur i “Game of Thrones”!

Ndërron jetë aktori i njohur i “Game of Thrones”!

Darren Kent, aktori britanik i serialit "Game of Thrones" dhe telenovelën angleze "EastEnders" ka ndëruar jetë në moshën 39-vjeçare.

Nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij, megjithëse ai u përball me një çrregullim të rrallë të lëkurës si dhe me osteoporozën dhe artritin gjatë karrierës së tij.

"Shpirti i tij i paepur dhe dashuria për jetën frymëzuan gjithçka që ai takoi dhe ai do të mbahet mend jo vetëm për talentin e tij, por si një mik i ngrohtë dhe bujar”, tha Agjencia e talenteve, Carey Dodd Associates.

I lindur dhe i rritur në Essex, Kent pati role të hershme në një episod të vitit 2004 të serialit komedi britanik "Shameless" dhe në filmin horror të Kiefer Sutherland të vitit 2008 "Mirrors".

Kent gjithashtu pati role në serialin e kufizuar 2018-19 "Les Miserables" si dhe "EastEnders", dhe së fundmi u shfaq në një skenë komike të paharrueshme si një kufomë mjaft e padobishme e ringjallur së bashku me Chris Pine në aventurën e fantazisë së ekranit të madh " Dungeons & Dragons”.

Disa filma të tjerë ku ai luajti disa pjesë janë, “Snow White and the Huntsman,” “Marshal’s Laë,” “Bloody Cuts,” “The Frankenstein Chronicles, “Blood Drive,” “Les Misérables,” “Green Fingers,” “EastEnders,” “Happy Hours,” “Love Without Walls” dhe “Birds Sorrow.”/M.K-dritare.net