Na ndiqni edhe në

Bota

Mesazhi i Krishtlindjes nga Kate Middleton: Kemi nevojë për njëri-tjetrin!

Mesazhi i Krishtlindjes nga Kate Middleton: Kemi nevojë për

Princesha e Uellsit ka dhënë mesazhin e saj të parë për Krishtlindje në formën e një letre përpara shërbimit vjetor. Në shënimin e saj, Kate pranon në mënyrë delikate vitin e vështirë, ndërsa padyshim dëshiron të reflektojë vëmendjen ndaj atyre që ndihmojnë të tjerët kur kanë më shumë nevojë.

Princesha shkruan: “Doja të shkruaja dhe të ndaj falënderimet e mia të përzemërta për gjithçka që është bërë për të ofruar ngushëllim dhe shpresë për ata që kanë më shumë nevojë. Krishtlindja është një nga periudhat e mia të preferuara të vitit. Është një kohë festimi dhe gëzimi, por gjithashtu na jep mundësinë të ngadalësojmë dhe të reflektojmë për gjërat më të thella që na lidhin të gjithëve.

Mesazhi i Krishtlindjes nga Kate Middleton: Kemi nevojë për

Është momenti kur ndalemi dhe largohemi nga presionet e jetës së përditshme, gjejmë hapësirën për të jetuar jetën tonë me një zemër të hapur, me dashuri, mirësi dhe falje, ato që kanë të bëjnë me shpirtin e Krishtlindjes. Historia e Krishtlindjeve na inkurajon të marrim parasysh përvojat dhe ndjenjat e të tjerëve.”, shkruan Kate në mesazhin e saj të publikuar në rrjetet sociale./K.C/dritare.net

Mesazhi i Krishtlindjes nga Kate Middleton: Kemi nevojë për