
Meryl Streep prej 6 vjetësh është e ndarë nga bashkëshorti, por vetëm së fundmi, ka vendosur të flasë hapur për divorcin.
Aktorja ka treguar se është ndarë nga bashkëshorti Don Gummer pas 45 vitesh martesë, nga e cila kanë bashkë katër fëmijë dhe pesë nipër e mbesa,
Streep ka zbuluar se ata kanë jetuar jetë “të ndara prej gjashtë vitesh”.
Kështu raporton New York Post.
Në një deklaratë të përbashkët, aktorja dhe skulptori shpjeguan se pavarësisht ndarjes ata “do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin”.
Streep dhe Gummer u martuan në vitin 1978 pasi u prezantuan nga vëllai i saj në të njëjtin vit. Ylli i Hollivudit, u pa për herë të fundit me bashkëshortin e saj në ceremoninë e Oscar 2018./L.F-dritare.net

















