Na ndiqni edhe në

Bota

Merr fund martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Merr fund martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Sipas raportimeve, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të paraqesin kërkesën për divorc pas disa javësh thashetheme për ndarje. Çifti i Hollivudit u martua dy vjet më parë në një ceremoni luksoze në Xhorxhia, 20 vjet pas fejesës së tyre të parë.

Merr fund martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Ata nuk do të kenë një nga përfundimet e përrallave të J-Lo-s, pasi thuhet se ata "po ecin përpara me divorcin pas dështimit të përpjekjes së fundit për pajtim.”, raporton The Mail.

Merr fund martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Dokumentet e tyre të divorcit thuhet se janë "të finalizuara, por ende të padorëzuara", siç thanë burimet për tabloidin. Dyshja nuk janë parë së bashku për javë të tëra. Ben madje nuk u shfaq në festën e Jennifer-it për ditëlindjen e saj të 55-të.

Merr fund martesa e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Kjo vjen pasi ylli i Gone Girl, Ben bleu një rezidencë të re me vlerë 23 milionë funte në Los Angeles më 24 korrik, ditën kur Jennifer mbushi 55 vjeç. Ai e bleu rezidencën e re pasi nxori në shitje rezidencën në Beverly Hills që kishte me Jennifer, raporton TMZ./K.C/dritare.net