Më shumë viktima se Italia nga virusi/Presidenti i Meksikës: Media po bën alarm!
E Hënë 13 Korrik 2020, 08:08
Dritare.net
Më shumë se 35,000 njerëz kanë humbur jetën në Meksikë nga Covid-19. Tashmë vendi ka më shumë viktima se sa Italia. Por Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha se pandemia sot është më e dobët, ndërsa shtoi se mediat po e bëjnë situatën alarmante. Meksika regjistroi 276 viktima në orët e fundit, dhe 4482 infektime të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë, në rreth 300.000.
SHBA është vendi i parë me më shumë viktima, që pasohet nga Brazili dhe Britania e Madhe./L.F-dritare.net