Hungaria rimbyllet, Shqipëria në listën e kuqe!
Dritare.net
Në maj, teksa bota ishte e gjunjëzuar nga koronavirusi, kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vendosi që të hapë kufijtë e vendit të tij.
Por, nuk ka zgjatur shumë, numri në rritje i rasteve pas rihapjes së botës, ka detyruar Hungarinë që nga e mërkura të ri0mbyllet përsëri.
Sipas rregullave të reja, shtetasit hungarezë që kthehen nga vendet me rrezikshmëri të lartë që janë në listën e kuqe ose me listë të verdhë në rrezik do të duhet të kalojnë një kontroll shëndetësor në kufi dhe të shkojnë në karantinë.
Karantina mund të shmanget vetëm duke paraqitur dy teste negative në COVID-19 që janë deri në pesë ditë të vjetra, njoftoi Gulyas.
Qytetarët e vendeve që janë në listë të kuqe, si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Ukraina do tu ndalohet hyrja në Hungari.
Serbia, Bullgaria, Portugalia, Rumania, Rusia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në listën e verdhë.
Hungaria ka 4,234 raste të koronavirusit dhe 595 vdekje./ I.M-Dritare.net